GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Polici i plagosur po trajtohet në QKUK dhe jo në spitale private si presidentja Osmani

09/12/2022
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Polici i plagosur po trajtohet në QKUK dhe jo në spitale private si presidentja Osmani
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë muajit nëntor i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik për heqjen e tëmthit në një spital privat. Osmani këtë intervenim kirurgjik nuk ia kishte besuar mjekëve të shërbimit publik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ani pse ky operim mund të bëhej edhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Për operimin e Osmanit në spitalin privat kishte reagime të ndryshme, shkruan Demokracia.com.

Madje, kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në një reagim të nënshkruar nga 18 kirurgë, kishin shprehur indinjatën e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK nga presidentja Osmani.

Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës, ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhej në këtë reagim.

Mirëpo, gjatë mbrëmjes së djeshme, një polic i Kosovës është plagosur gjatë një sulmi në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit.

Polici i plagosur Ekrem Neziri, mbrëmë ishte trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm “Dr Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë dhe sot rreth orës 08:00 të mëngjesit ishte sjell në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora, ka treguar për gjendjen shëndetësore në të cilin kishte qenë polici i plagosur.

“Pacienti është pranuar rreth orës 08:30 minuta në gjendje stabile. Në pranim pacienti është monitoruar. Parametrat vitale kanë qenë të gjitha vitale. Janë kryer edhe disa ekzaminime tjera. I është bërë CT e kokës, meqë rasti është konstatuar se kemi pjesë të metalit apo predha, në regjionin e gjëndrës parotide dhe në regjionin e kraharorit. Pastaj në bazë të analizave biokimike dhe hematologjike është konstatuar se pacienti është stabil dhe është dërguar në Kirurgjinë Torakal”, ka thënë Bajgora përmes një konference për media.

Edhe kirurgu torakal, Nazmi Kolgeci, ka thënë se operacioni i Nezirit është kryer me sukses.

“Pas skanimit që është bërë në qendrën emergjente kemi vërejtur në intoraksin e majtë është një predhë metalike dhe kemi bërë indikacion për me hy në operacion me ekipin e anestezionit, doktoreshën Turkane. Është lajm i mirë që pacienti është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.

Kolgeci është pyetur nga gazetarët se kur mund të lirohet për në shtëpi.

“E hëna do ta gjejë në shtëpi”, ka thënë ai.

Megjithatë, për dallim nga Osmani, e cila si presidente dha shembull të keq, duke mos i besuar institucioneve shtetërore, polici i plagosur që mori plumb gjatë detyrës zyrtare në mbrojtje të rendit dhe sovranitetit po shërohet në QKUK dhe jo si presidentja Osmani në spital privat, ku u tha se kishte vendosur të operohej për shkak se aty punonte axha i saj.

Tags: AlokaosmanipoliciQKUK
ShareTweetShare
Previous Post

Sonte një banor do të largohet nga shtëpia, Artan Thaqi shkon në nominim

Next Post

Blindat e ushtrisë shihen duke transportuar materiale në zonën ku u kapën tre spiunët rusë në Gramsh

Lajmet e fundit

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.