GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Polici hero i Njësisë Speciale që ka dhuruar gjak 125 herë

06/02/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Polici hero i Njësisë Speciale që ka dhuruar gjak 125 herë
Share on FacebookShare on Twitter

Fotografia e tij mbahet në sallën ku edhe shpëton jetë, në repartin e transfuzionit të gjakut, aty ku është edhe shtëpia e tij e dytë dhe ku gjaku i tij bëhet arsyeja që dikush të vazhdojë të jetojë.

Polici i Njësisë Speciale të Kosovës, Përparim Gosalci është polici hero që përpos që mbron sigurinë e qytetarëve, ai bënë edhe një gjest shumë human. E kjo për arsye se Përparimi, ka dhuruar gjak dhe trombocite 125 herë, duke dhënë kështu edhe shpresë për jetë.

Ai ka treguar për Telegrafin se çfarë do të thotë të dhurosh gjak dhe të shpëtosh jetë. Gosalci tregon se është ndjenjë e papërshkrueshme kur e di që ai është shkaktarë që dikush të vazhdojë të jetojë .

Për mua dhurimi i gjakut është një gjest human, përmes të cilit kam mundësi të jem kandidat potencial, për shpëtimin e jetës së dikujt. Për herë të parë kam filluar të jap gjak në vitin 2001, kur e kam pasur një rast në familje time dhe atëherë, e kam kuptuar se çfarë vlere ka gjaku dhe domethënien e asaj se çfarë është me dhënë gjak. Prej aty kam filluar të jap gjak dhe jam bërë dhurues vullnetarë i gjakut deri në vitin 2005, kur ka ardhur aparatura që e bënë ndarjen e trombociteve dhe plazmës prej gjakut. Jam kyç këtu, për të vetmen arsye sepse këtu mundesh të dhurosh trombocite më shpesh sesa gjak. Pra gjak mundesh të dhurosh katër herë brenda një viti kurse trombocite mund të dhurosh deri në 16 herë në vit”, shprehet Gosalci.

Ndërkaq ka shumë njerëz që asnjëherë në jetën e tyre, nuk kanë bërë as përpjekjen më të vogël në këtë aspekt. E Përparimi, vetëm gjatë muajit janar ka dhënë katër herë trombocite, duke u bërë kështu faktor kyç për shpëtimin e jetës së dikujt.

“Unë, jap trombocite shumë shpesh, çdo një muaj por mund të them se vetëm në muajin e fundit është hera e katërt kjo sot që po jap trombocite. Sot është dhurimi i 125 i gjakut dhe i trombociteve. Përveç tjerash, unë e marr me shumë seriozitet, këtë punë sidomos kur janë fëmijë të vegjël. Sikurse është për rastin e sotshëm që është një fëmijë 10 vjeçar dhe vjen familjari i tij dhe mundohet të të falënderoj në mënyrën më të mirë të mundshme, por nuk gjen shprehjen e duhur dhe unë këtë pjesë e përjetoj bukur rëndë. Në anën tjetër unë me profesion jam polic dhe këtë profesion e ushtroj prej viti 2005, kurse polic në Njësinë Speciale, jam përafërsisht që 10 vjet”, tregon ai.

Gosalci nuk e ka aspak problem për orën, e edhe nëse në orët e vona të natës paraqitet nevoja për gjak, ai medoemos do të jetë në transfuzionin e gjakut, i gatshëm në çdo kohë.

“Ka mënyra të ndryshme që më kanë falënderuar familjarë, për të cilët kam dhuruar gjak, por është një rast të cilin e kisha potencuar për ju. Ka qenë vikend e diele, në orët e vona të mbrëmjes është paraqitur nevoja për të dhuruar gjak dhe më kanë thirrur në transfuzionin e gjakut, kam shkuar dhe kam dhuruar gjak, ka qenë një nënë ajo e cila ka pasur nevojë për gjak. Kurse vëllau i saj ka qëndruar në krah timin gjatë gjithë kohës që unë isha duke dhuruar gjak. Filloj me ma masazhu krahun duke menduar që kam dhimbje. Gjatë gjithë kohës më bënte pyetje a don me ta ble një hamburger, mos je i uritur, a po ki dhimbje, si po ndjehesh. Pastaj i thash që jo zemër, unë këtë nuk e kam problem këtë gjë e bëjë me shumë qejf. Besomëni nuk ndjej dhimbje dhe është një lehtësim shumë i madh”, u shpreh Gosalci.

Se Përparimi është i pazëvendësueshëm e thotë edhe reparti i transfuzionit të gjakut, doktoresha në këtë transfuzionin, Xhemile Sllamniku, thotë se luten çdo ditë për shëndetin e Përparimit, duke e potencuar faktin që ai është i gatshëm çdo herë kur i kërkohet të dhuroi gjak.

“Përparimi për ne është i pazëvendësueshëm. Në lutemi çdo ditë që Përparimi të jetë mirë dhe të ketë shëndet të mirë, që të vijë sa më shpesh të jap trombocite. Është i vetmi dhurues që na përgjigjet në çdo kohë dhe çdo orar. Në momentin që kemi kërkesë urgjente, ne Përparimit ia bëjmë vetëm një telefonatë. Përparim na duhesh urgjent dhe ky nuk pyet kam kohë, s’kam kohë jam i gatshëm apo s’jam. Vetëm thotë montojeni setin unë për pesë minuta jam aty”, tha Sllamniku.

E për fund ai e ka edhe një thirrje për të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë dhe kanë vullnetin e mirë për t’i dalë në ndihmë dikujt që ka nevojë.

“Për të gjithë ata që kanë shëndet të mirë, pse mos të jenë kandidatë potencialë që dikujt t’i shpëtohet një jetë. Dhuroni gjak, dhuroni shpresë për jetë”, përfundoi Gosalci./Telegrafi

Tags: Përparim Gosalci
ShareTweetShare
Previous Post

Mediumi austriak ngre pikëpyetje nëse po ringjallet shkëmbimi i territoreve

Next Post

TURQI: Dasma shndërrohet në ring boksi, përdoren grushtet e karriget (Video)

Next Post
TURQI: Dasma shndërrohet në ring boksi, përdoren grushtet e karriget (Video)

TURQI: Dasma shndërrohet në ring boksi, përdoren grushtet e karriget (Video)

Lajmet e fundit

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.