GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Policët që ushtrojnë dhunë mbi qytetarët mund ta humbin tërësisht punën

04/09/2023
në Ballina, Drejtësi, Kosovë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Policia publikon dokumentin dhe e-mailin e falsifikuar që po shpërndahet, fton qytetarët të mos bien pre e mashtrimit
Share on FacebookShare on Twitter

Dhuna e zyrtarëve policorë ndaj qytetarëve po shihet si problematike nga njohës të çështjeve të sigurisë. Madje ata që dikur kishin drejtuar Inspektoratin Policor të Kosovës po thonë se akuzat për përdorim të dhunës ishin ankesa më e shpeshtë e qytetarëve në IPK.

“Syri ka qenë i ënjtur dhe dhembjen në qafë e ndjej ende”. Kjo ishte deklarata e një qytetari që u ankua se pesë zyrtarë policorë ushtruan dhunë ndaj tij në Graçanicë.
Me rastin, tashmë është duke u marrë Inspektorati Policor i Kosovës, i cili ka në trajtim edhe raste të tjera sikur ky.

IPK-ja nuk i ka dërguar Dukagjinit statistikat për sivjet, por sipas raportit të këtij institucioni për vitin 2022, 11 ankesa ishin bërë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” ndërsa për veprën “Lëndim i lehtë trupor” 15 raste.
Përdorimi i dhunës nga zyrtarët policorë ka qenë jo i rrallë edhe kur në krye të IPK-së ka qenë Valdet Hoxha.

Madje ai tregon që kjo ka qenë ankesa më e shpeshtë e qytetarëve.

“Fatkeqësisht keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo tejkalimi i autorizimeve, konkretisht përdorimi i forcës i policisë ndaj qytetarëve ka qenë akuza më e shpeshtë që e kemi pranuar në Inspektoratin policor dhe fatkeqësisht shumë raste janë vërtetuar”, ka thënë Valdet Hoxha – ish-kryeshef i IPK-së.

Hoxha thotë se kryerja e kësaj vepre penale nga zyrtari policor mund ta lë pa punë të njëjtin.

“Ka shumë raste ku zyrtarët janë dënuar pastaj në procedurë disiplinore duke marrë parasysh vendimin e gjykatës mund edhe të largohen nga puna dhe nuk është numri i vogël të cilët janë larguar nga puna pikërisht që është vërtetuar akuza që është përdorur dhunë ndaj tyre”, ka deklaruar Valdet Hoxha – ish-kryeshef i IPK-së

Ndërsa avokati Anton Nrecaj po thotë se Inspektorati duhet të sigurohet të kuptojë sjelljen e dy palëve.

“Gjithmonë duhet të shikohet në kuadër të asaj se a është shiku rregullat dhe kompetencat që mundet me i ushtru një zyrtar policor dhe kundrejt a është respektu ajo pjesa e bindjes qytetare ndaj kërkesës se zyrtarit policor”, ka theksuar Anton Nrecaj – avokat.

Për denoncimin një qytetar i komunitetit romë është keqtrajtuar nga pesë policë, të martën është protestuar përpara stacionit policor të Graçanicës

Tags: dhunaPolicia e Kosovësqytetaret
ShareTweetShare
Previous Post

Ky është parashikimi i motit për sot

Next Post

Serbisë po i ikin ushtarët

Next Post
Serbisë po i ikin ushtarët

Serbisë po i ikin ushtarët

Lajmet e fundit

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.