Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se në bashkëpunim me Ambasadën Amerikanë në Prishtinë do të realizohet projekti i kamerave të veshura në trup për policinë e rajonit të Gjilnait, raporton Express.
Ky projekt është duke u zbatuar në gjithë vendin, me ndihmën e INL – Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, si dhe Ambasadën Amerikane.
“Ky projekt është tejet i rëndësishëm për sigurinë e bashkëqytetarëve, andaj është i mirëseardhur edhe realizimi i projektit të kamerave të veshura në trup edhe për policinë në rajonin e Gjilanit, projekt ky i cili po zbatohet në tërë Kosovën me ndihmën e INL në Ambasadën Amerikane”, ka thënë Hyseni.
Sipas Hysenit, përderisa Komuna garanton mirëmbajtjen e tyre, policia përfiton nga ky projekt në monitorim dhe siguri të qytetarëve.
U jemi mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen”, është shprehur kreu i Gjilanit.