Me vendim të drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën e Jugut, dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, janë suspenduar nga detyra për shtatëdhjetë e dy orë.
Sipas njoftimit, ky vendim është marrë në orët e hershme të ditës së sotme, me 03 maj 2025 ,pasi dy zyrtarët policorë dyshohet se janë të përfshirë në shkelje disiplinore.
“Hetimet ndaj dy zyrtarëve do të vazhdojnë varësisht nga cilësimi i shkeljeve displinore nga Drejtoria e Hetimeve të Brendshme”, thuhet në njoftim. /Gazeta Papirus /