GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Polaku i aferës së rezervave shtetërore, në vitin 2021 ka hapur biznes edhe në Kosovë

25/08/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Polaku i aferës së rezervave shtetërore, në vitin 2021 ka hapur biznes edhe në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Personi që mashtroi një shtet, duke ia zhvatur afër 600 mijë euro sipas Prokurorisë, ka hapur degën e biznesit të tij edhe në Kosovë.

Tomasz Tokarski në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve hapi degën e kompanisë fiktive XANTO me emrin XANTO KOS L.L.C në vitin 2021

Tokarski, që në Poloni njihet si mashtrues, është aksionar 100 për qind dhe po ashtu drejtor i kompanisë.

Ai ka deklaruar kapital në vlerë 1 mijë euro, ndërsa aktivitet primar ka ndërmjetësimin për shitjen e lëndëve të para bujqësore, kafshëve të gjalla, lëndëve të para tekstile dhe mallrave gjysmë të gatshme.

Për aktivitet sekondar Tokarski e ka edhe kultivimin e bimëve të tjera shumëvjeçare, që përkon me biznesin e tij në Poloni që mediat kanë raportuar se ka mashtruar shumë qytetarë polakë.

Albanian Post ka raportuar se si Tokarski në Poloni njihet si person që ka mashtruar shumë njerëz duke i nxitur të investojnë në një produkt që pretendon se shëron kancerin, për t’iu kthyer investimi dyfish, por që kjo nuk ka ndodhur.

Mahmut Halimi, avokati i njërit nga të dyshuarit për dallavere me rezerva, Ridvan Muharremi, ka treguar në emisionin Debat Plus se Tokarski ka qenë në Kosovë, por që organet e shtetit nuk janë marrë fare me të, përkundër që ishin njoftuar.

Një detaj që ka treguar avokati Halimi është se Tokarski ishte arsyetuar se ka vajzën e tij me kancer dhe kjo është arsyeja që nuk e ka kryer furnizimin me 120 mijë kilogramë sheqer dhe 200 mijë litra vaj përkundër që pagesat ishin kryer.

Më vonë, sipas avokatit, Tokarski ishte arsyetuar se nuk po arrin ta sjell mallin në Kosovë për shkak të bllokimit të mallrave që të kalojnë nga Serbia. Dhe pas një kohe, pronari i kompanisë XANTO nuk është lajmëruar fare.

Meqë nga ministrja nuk po flasin për media, mbetet krejtësisht e pakuptueshme përse qeveria nuk kishte treguar interes të takohet me mashtruesin Tokarski, i cili ua kishte marrë parët dhe s’ua sillte mallin.

Avokati Halimi ka implikuar edhe një person në ndërmjetësimin e rezervave, i quajtur Nezir Idrizi, që sipas avokatit Halimi, është aksionar në biznesin e Tokarskit në Kosovë, por që në ARBK nuk rezulton që ka aksione.

Tokarski në Poloni ka mashtruar shumë qytetarë duke pretenduar se ka zbuluar një medikament që shëron kancerin dhe nëse investohet në të vlera e investimit dyfishohet shumë shpejt. Sipas mediave në Poloni, vlera që Tokarski i ka mashtruar njerëzit është afër 1 milion euro.

Shteti i Kosovës nuk ka kryer asnjë verifikim për pronarin e kompanisë XANTO, duke i besuar tërësisht dhe duke ia kryer pagesën për sheqer dhe vaj.

Tags: AferaGrurikosovapolakipoliciaQeveriaVaji
ShareTweetShare
Previous Post

Për dy ditë rresht do të mbahet Festivali Folklorik kushtuar gjeneral Xheladin Gashit – Plakut

Next Post

Marc ter Stegen zgjat kontratën me Barcelonën, i vendoset klauzola 500 milionë euro

Next Post
Marc ter Stegen zgjat kontratën me Barcelonën, i vendoset klauzola 500 milionë euro

Marc ter Stegen zgjat kontratën me Barcelonën, i vendoset klauzola 500 milionë euro

Lajmet e fundit

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

19/05/2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

19/05/2025
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

19/05/2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.