Të premten rreth orës 16:00, në fshatin Tashevc të Podujevës, janë arrestuar tre persona për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi i tyre ka ndodhur pas disa të shtënave me armë zjarri, raporton Gazeta Papirus.
“Fsh. Tashevc, Podujevë /29.09.2023-16:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri , policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur tetë gëzhoja ndërsa nga tre të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 31 copë fishekë. Tre të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.