Policia e Kosovës në Prizren sot rreth orës 10:30 gjatë patrullimit në fshatin Korishë, pasi që kanë pas dyshime se dy persona në një automjet mund të kenë armë ilegale, e kanë ndaluar atë automjet dhe pasi që i është bërë kontrolli i ngasësit dhe pasagjerit te të dy janë gjet armë zjarri-pistoleta.
“Të dy të dyshuarit në brez mbanin armë zjarri, bashkë me armë tek të dyshuarit janë gjetur edhe fishkë për armët e njëjta si dhe dy brisqe. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë patrulla policore, hetuesit dhe forenzika e Stacionit Policor Prizren veri”, thuhet në njoftim.
Pasi që është bërë marrja e provave nga vendi i ngjarjes, me urdhër të prokurorit të dy armët, fishekët dhe brisqet janë sekuestruar.
“Kundër të dyshuarve është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës” Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda të dyshuarit lirohet dhe rasti hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.