Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre,
Kështu ka ndodhur edhe sot në Viti, ku një person ia ka mësyrë stacionit të Policisë, për ta raportuar si të zhdukur motrën e tij, e cila që nga mëngjesi ka dalë nga shtëpia dhe nuk kanë asnjë informacion se ku gjendet.
Sinjali mëson se vajza është e moshës 17-vjeçare, e cila doli nga shtëpia në orët e mëngjesit dhe ka lënë një letër, ku ka shkruar se po largohet nga Kosova.
Të shqetësuar për vajzën, familja ka kërkuar ndihmën e Polici, me ç’rast kanë nisur hetimet për të kërkuar nëse e mitura gjendet në Kosovë apo është larguar siç ka paralajmëruar, por akoma nuk është gjetur.
Pavarësisht kësaj, kërkimet po vazhdojnë, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar hetimin e rrethanave të ngjarjes.