Një person është arrestuar të mërkurën në Pejë, si i dyshuar për import-eksport ose shitje të paautorizuar të armëve.
Policia njofton se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur duke bërë shit-blerjen e pesë armëve në kundërshtim me ligjin, me qëllim përfitimin material.
“Pejë 27.02.2023 – 16:00. Më 19.04.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke bërë shit-blerjen e (5) armëve-pistoleta në kundërshtim me ligjin, me qëllim përfitimi material”, thuhet në raportin policor.
Gjatë kontrollit, armët e dyshuara nuk janë gjetur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është në proces hetimi.