Ndreu: Plazhet e Lezhës më të pastërtat në Shqipëri, presim shumë pushues nga Kosova
Lezha është bërë gati që të pres turistët kosovarë për sezonin veror 2022. Bashkia e Lezhës pret që sezonin e sivjetshme të ketë numër edhe më të madh të pushuesve kosovarë.
Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili u shpreh se riviera e kësaj pjese të Shqipërisë është certifikuar për pastërti.
Ndreu thotë se këtë vit presin më shumë vizitorë që do të kalojnë pushimet verore në këtë zonë.
Po absolutisht po pas pandemisë, numri i turistëve ka ardhur duke u rritur, në vitin që kaloj ka qenë i jashtëzakonshëm, ka qenë një pjesëmarrje ku pati një pikë ku më nuk kishim kështu fuqi akomoduese dhe kjo na gëzoj dhe sivjet mendojmë ta ngrehim akoma më lartë. Dua të theksoj se plazhet e Lezhës janë plazhet më të pastra të Shqipërisë, të certifikuara tashmë në Shqipëri dhe ne jemi shpallur më e pastra në Shqipëri publikisht…Krahas përmirësimit të hotelerive që vjet dhe sivjet kanë bërë hapa para, janë ndërtuar disa njësi akomoduese shumë dinjitoze që ofrojnë shërbime të niveleve të lartë, ne kemi bashkëpunuar me një projekt ku në qendër është Bashkia, janë operatorët turistik dhe kompani tjera të pastrimit dhe organizata të tjera joqeveritare që po bëjmë një sistemim që gjithçka të jetë e pastër, rregulli të jetë rregull dhe kur pushuesit të vijnë të pushojnë duke shtuar edhe kulinarin këtu, Lezha avancon akoma më para në raport me shumë plazhe dhe duke futur edhe ndërthurjen e këtyre asteve që kemi ne në Lagunë, objekte historike religjioze”, tha Ndreu.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu po ashtu deklaron se krahas plazheve të pasura edhe çmimet që i ofrojnë i përshtaten kërkesave të pushuesve.
Ndreu ka shpalosur disa nga planet infrastrukturore që do ta lehtësojnë qarkullimin në këtë anë.
Ndërsa, thekoi se për ta bërë më atraktiv qëndrimin e pushuesve në plazhe, kanë menduar të bëjnë edhe aktivitete të ndryshme të cilat synojnë promovimin e traditave të zonave të ndryshme shqiptare.
“Varet edhe nga tregu sepse tregu është i lirë dhe varet edhe nga përzgjedhja që bënë. Nëse do një njësi akomduese të shtrenjtë e gjen më të shtrenjtë , nëse e do më të lirë e gjen më të lirë pra Lezha e ka këtë mundësi të ofron mundësi që edhe mos të kesh probleme me shpenzimet por edhe të bësh plazh pra varet se si do të shkoj konektura… Bashkë me qeverinë tani që flasim për sivjet mbase nuk e kapim por kemi disa projekte madhore për transformimin e zonës po punohet në rrugën Shëngjin-Velipojë që do lidh dy pikat më të rëndësishme turistike të veriut për 14 minuta është një rrugë panoramike që shkon bregut të detit në maje të malit, kemi konluduar me qeverinë dhe kemi marr bajpasin e Shëngjinit që trafiku të jetë më i lirë se herët tjera por do kohën e vetë që ta kaloj trafikun sipër Shëngjinit dhe të kaloj jashtë…. Ajo që duam të bëjmë sivjet është prodhimi i disa aktiviteteve në plazh, po mendojmë që me disa komuna shqiptare edhe me Preshevën, Bujanocin kemi rënë dakord që t’i promovojmë në Shëngjin me komuna tjera të Kosovës dhe Maqedonisë dhe grupe të ndryshme artistike, të vijnë njerëz të artit dhe kulturës me panaire librash të bëjmë një jetë dinamike ku pjesëmarrës do jenë të gjithë shqiptarët me të gjitha resurset e veta”, theksoi ai.
Ndreu u shpreh seLezha ndërthurë bregdetin me historinë, natyrën por tashmë është krijuar një atraksion i jashtëzakonshëm edhe me kuzhinën e pasur dhe shumë diverse.
“Ajo që spikat sot në Lezhë është kulinaria, Lezha është bërë sot një atraksion jashtëzakonshëm jo vetëm në Shqiptari por edhe në gjithë rajonin, edhe te të huajt për sa i përket gatimit. Kuzhina lezhiane është shumë diverse dhe kudo në shumë restauronte mund të hash në mënyra të ndryshme dhe me cilësi shumë të lartë‘”, u shpreh kryebashkiaku i Lezhës.
E gjatë kësaj jave në Prishtinë është mbajtur aktivitet promovues “Ditën e Hapur të Lissus (Lezhë)”. Lidhur me këtë aktivitet, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh se marrë parasysh se kosovarët në këtë bashki zënë 65% të klienteles, jo vetëm gjatë sezonit veror, kanë vendosur që ta shpalosur resurset që ka kjo zonë.
Lezha ka 26 kilometra vijë bregdetare, me katër zona plazhi, zona e Tale, Kune, Rana e Hedhun dhe ajo e Shën Gjinit.
“Shqiptarët e Kosovës në Lezhë zënë 65 % të klientelës së turizmit, jo vetëm në sezon, por edhe gjatë gjithë vitit. Për ne është një faktor shumë i rëndësishëm sepse jo vetëm që marrin pjesë por tashmë janë bërë pjesë edhe e bizneseve në Lezhë, kanë blerë shumë apartamente, janë edhe banorë aty dhe japin një kontributin të jashtëzakonshëm dhe natyrishëm që Prishtina do ishte vendi ku pikë së pari do të promovonim të gjithë resurset që ka Lezha, apo një pjesë të resurseve që ka Lezha për t’iu dhënë më shumë informacion dhe për t’i bërë më shumë të kuptojnë se çka përfaqëson Lezha sepse Lezha nuk është thjeshtë vetëm një pjesëmarrje në plazh në sezonin turistik por është një kombinim i jashtëzakonshëm në kuptimin gjeografik, historik, kulturore, ka një ndërthurje të jashtëzakonshme. Ka 26 metra vijë bregdetare me 4 zona të ndara që për nga mënyra e vendosjes dhe asaj që ofrojnë janë të ndryshme. Zona e Tales, Lagunës, zona e Shëngjinit dhe zona e Rënës së Hedhur”, theksoi ai.
E aktivitete promovuese si ky në Prishtinë, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se do të zhvillojnë edhe me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, pastaj edhe ata në Itali. Ndërsa, synim promovimi kanë edhe Poloninë dhe Çekinë.
Ndryshe, në Lezhë, kështjella është simbol i arkitekturës ilire, romake, bizantine e osmane. Në këtë qytet nis dhe përfundon historia e heroit kombëtar. Besëlidhja e Princave dhe vendvarrimi i Gjergj Kastriot Skënderbeu, janë arsyet e vizitave historike.
Lezha është një bashkësi e spikatur me male, fusha, pyje, histori, laguna, lum, kulturë e traditë që vijon të trashëgohet./B.Ibishi/