Mbrëmë rreth orës 20:50, policia është informuar se nё fshatin Lutogllavё- Pejё, njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje bashkë me ekipin mjekёsor tё cilёt me autoambulancё e kanё transportuar viktimën nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve i njёjti ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekёsor, njofton policia, transmeton Express.
Fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjёs ne drejtim tё panjohur. Por, “njёsitet relevante kanё shkuar tek shtёpia e te dyshuarit, ku kanё kryer njё kontroll- bastisje, gjatё kontrollit nё shtёpinё e te dyshuarit ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё (1) armё Ak 47 (e modifikuar)”.
Pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari.
“Tek i njëjti ёshtё gjetur arma Pistoleta cal:7.65mm, njё (1) fishek i gjallё dhe njё (1) gёzhojё e sё njёjtёs arme, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale”, njofton policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё.