Opinionisti Halil Matoshi ka reaguar pas plagosjes së dy personave, në Shtërpcë.
Një ushtar i FSK-së del të jetë i dyshuari kryesor për plagosjen e 11 e 21 vjeçarit, të cilët i përkasin komunitetit serb, në Kosovë.
Matoshi për këtë ngjarje, ka akuzuar klimën e krijuar nga qeveritarët, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Sipas Matoshit, Mehaj nuk i ka nën kontrollë vartësit e vet, përçka duhet të dorëhiqet, të paktën si akt moral.
Tutje Matoshi u ka kërkuar falje të plagosurve, familjarëve të tyre, si dhe ka pasur një porosi për serbët. Sipas tij, serbët duhet ta dijnë se ky ishte vetëm një akt prej një budallai.
Postimi i plotë i Matoshit
Akt kundër lirisë dhe shtetit kosovar!
Ministri i mbrojtjës Armend Mehaj duhet me u dorëheq. Meniherë.
Ai doket ashiqare se nuk e ka nën kontroll të plotë ushtrinë.
Pasqyrën e nji kombi.
Ministri nuk di kush po u jep urdhna ushtarëve, as për cilën rrymë fetare apo ideologjike punon akëcili nga ta!?
Ushtari kosovar nuk vret qytetarë të pafajshëm, në vigjilje feste.
Ushtari i Republikës nuk shtin në qytetarë, vetëm pse përkasin në fe ose etni tjetër.
Ushtari i FSK-së i shërben paqes!
Sepse FSK âsht ushtri e paqes dhe âsht këtu me i thanë jo luftës!
Ushtari kosovar nuk sulmon qytetarët në asnji rrethanë.
Për asnji qëllim.
Dorëheqja e ministrit si akt moral, âsht e domosdoshme!
Sepse diskursi i praptë i qeveritarëve kohëve të fundit, ka kriju ambient të favorshëm për akte të tilla, që në thelb bien ndesh me interesat vitale të vendit tonë, duke i dhânë shkas propagandës ruso-serbe që ta akuzojnë Kosovën për përndjekje të serbëve.
P.S.
Qytetarët normalë serbë duhet me e ditë se ky âsht veç nji akt p’ej budalle ose ndonji vegle qorre në operacione sekrete të shërbimeve që punojnë kundër shtetit kosovar ose për interesa të grupeve ekstreme fetare e ideologjike.
Plagosja e të riut 21-vjeç dhe fëmijës 11-vjeç âsht sulm mbi lirinë, demokracinë dhe ftyrën e Kosovês.
Ndjesë familjës së viktimave dhe vet atyne.
Shërim të shpejtë!
***
Kosova duhet me u kfjellë e me dal nga mjegulla ku âsht futë.
I indinjuem!