Në njoftimin e Policisë thuhet se personi i lënduar M.H. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit të mbështetur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar.
“Njëri nga personat e dyshuar : – Q. B,mashkull, 22 vjeç, është arrestuar sot rreth orës 01:30 në Pejë, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, të mbështetur nga policia e Pejës. Ndërsa i dyshuari tjetër L.Z, aktualisht ndodhet në arrati, i njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë
Dje rreth orës 15:30, policia ka marrë informacionin se në fshatin Baincë të Drenasit, një person është plagosur me armë zjarri.
Personi i lënduar M.H. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit të mbeështetur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të identifikojnë dy persona të dyshuar.
Njëri nga personat e dyshuar :
Q. B,mashkull, 22 vjeç, është arrestuar sot rreth orës 01:30 në Pejë, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, të mbështetur nga policia e Pejës.
Ndërsa i dyshuari tjetër L.Z, aktualisht ndodhet në arrati, i njëjti është në kërkim nga ana e policisë.
Pas intervistimit personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.