Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për kapjen e autorit, Klered Bozhani, i dyshuar për plagosjen e efektivit Edlir Alleshi, përgjatë gjithë orëve të natës.
Raportohet se kontrolle janë kryer gjithandej nëpër Tiranë nëpër zona, shtëpi të braktisura, magazina, por asnjë gjurmë nuk është zbuluar deri tani.
Policia ka punuar me familjarët për një tentativë për t’u vetëdorëzuar, por deri tani nuk është arritur asgjë. Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm për vendndodhjen e autorit të ngjarjes.