GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Plagosi nënë e bijë e më pas vdiq në rrethana të dyshimta – krejt çka dihet për ngjarjen e rëndë në Fushë Kosovë

29/01/2023
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Mesditën e djeshme komuna e Fushë Kosovës dhe i gjithë vendi u trondit nga një ngjarje e rëndë që ngjau në rrugën ‘Besa Besë’. Sabit Islami, 69-vjeçar, u doli në pritë dy grave, nënë e bijë, dhe në drejtim të tyre shtiu disa herë me armë zjarri dhe dyshohet se tentoi që t’i privojë nga jeta. 64-vjeçarja F.G., dhe e bija 44-vjeçare M.A., kanë mbetur të plagosura dhe u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa Islami u largua me shpejtësi me veturën e tij për në drejtim të panjohur, për t’u gjetur më vonë nga Policia. Islami në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë vetplagosur gjatë tentativës për të ikur nga duart e Policisë.

Epilogu i gjithë ngjarjes së djeshme, ishte tragjik për Sabit Islamin nga fshati Nakaradë i Fushë Kosovës. Ai vdiq në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku u dërgua në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Por si dyshohet që mori ai ato plagë?

Pas disa orësh kërkime, Policia kishte marrë informacione se i dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë Kosovë, është parë në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’.

Sinjali mëson se pasi njësitë policore shkuan në atë lokacion, kanë hasur në të dyshuarin i cili ishte duke ecur në këmbë. Të njëjtit i është bërë thirrje që të dorëzohet, mirëpo Islami nuk ka pranuar që t’u bindet organeve të rendit.

Aty dyshohet të ketë filluar drama, kur 69-vjeçari kishte nxjerrë armën dhe dyshohet të ketë shtënë në drejtim të policëve që ishin vënë në ndjekje të tij.

Sipas deklaratës së Policisë, për të evituar sulmin e drejtpërdrejtë dhe rrezikun që u kanosej atyre dhe qytetarëve përreth, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore në përputhje me autorizimet e tyre.

Sinjali mëson se pas të shtënës që është shkrepur nga njëri prej zyrtarëve policorë që po merrte pjesë në operacionin për arrestimin e të dyshuarit, Islami dyshohet të ketë rënë në një gropë ku më pas janë dëgjuar disa të shtëna nga arma e tij, të cilat mund t’ia kenë shkaktuar edhe plagët në trup.

I dyshuari i cili kishte shenja jete, është transferuar me urgjencë në Emergjencën e QKUK-së, ku pavarësisht intervenimit të stafit mjekësor, i njëjti s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar i Emergjencës, Ejup Govori.

“Gjendja e tij kur është pranuar në QKUK ka qenë e rëndë, pra ka pasur shenja jete por ka qenë me parametra vital të komprometuar. Ka pasur dy plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Govori.

Ndërkohë lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Sinjalin se ka baza të forta dyshimi se ai është vetëplagosur.

“Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit. Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti.

Gjendja shëndetësore e dy viktimave, nënë e bijë

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 44-vjeçarja ka marrë plagë në të dy duart, ndërsa 63-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë për shkak të plagëve që kishte marrë në bark dhe këmbë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e viktimës M.A., është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa për shkak të gjendjes më serioze, 64-vjeçarja i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Tags: fushe kosoveplagosjaVetevrasja
ShareTweetShare
Previous Post

24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Next Post

Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Me këtë qeveri ka marr kuptim “nepotizmi”

Next Post

Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Me këtë qeveri ka marr kuptim “nepotizmi”

Lajmet e fundit

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

18/05/2025
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.