Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarënë Dragash, pas një mosmarrëveshje që ndodhi mes tyre.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për Express se qytetarët janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa zyrtari policor është suspenduar nga puna.
“Rreth orës 16:40 në fshatin Glloboçicë të Dragashit pas një mosmarrëveshje që ka pasur një zyrtar policor, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare, ka përdorur armën e zjarrit dhe si pasojë ka plagosur dy qytetarë. Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Zyrtari policor është ndaluar dhe është suspenduar menjeherë”, tha Osmanollaj.