Një 23 vjeçar është plagosur në Mamushë në mbrëmjen e së shtunës.
Kështu tha për Klankosova.tv Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë pë rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy familjeve.
“Tetë apo nëntë persona familjarë mes vete, kanë shkuar mes vete në një lokal në Mamushë. Aty e kanë sulmuar viktimën F.M dhe familjarët e tij. Njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë zjarri dhe e ka plagosur viktimën I.B, 23 vjeç”, tha Bytyqi për Klankosova.tv
Ai tha se policia po e heton rastin.
“Rasti është cilësuar si Vrasje në tentativë”, tha ai.