Sot në mesditë është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari është Lirigzon Sogujeva recidivist i grabitjeve me armë në vende të ndryshme dhe emër i njohur për Policinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës, ku thonë se të dyshuarin e kanë arrestuar në Obiliq dhe se është i plagosur me armë zjarri.
Si shkak i plagëve të marra nga arma e zjarrit, i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.