Një delegacion nga presidenca e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pasi morën pjesë në inaugurimin e presidentit të 47-të Donald Trump, dy pjesëtarët e stafit Learta Hollaj dhe Rejhane Vuniqi, kanë takuar Zëvendës Ndihmëssekretarin për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof.
Kështu ka njoftuar Presidenca përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
Theksi i veçantë i takimi ishte dialogu strategjik Kosovë – ShBA, i cili u arrit me iniciativë të Presidentes, fushat që do të mbulohen nga ky dialog strategjik si dhe pritshmëritë nga ky proces, e poashtu çështje të tjera të interesit të përbashkët.