Një shqiptar është arrestuar në Britani pasi ishte pjesë e një bande që merrej me shpërndarjen e kanabisit.
Artan Vladi mori me qira një shtëpi në Hanley, por policia e bastisi pasi fqinjët u ankuan për erën e kanabisit.
Oficerët gjetën 87 kilogramë kanabis me një vlerë të mundshme prej 870,000 £.
Vladi, 27 vjeç është dënuar me 30 muaj burg. Pasi të përfundojë dënimin, i riu do të ekstradohet drejt Shqipërisë.