GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Pisonero e KE-së: Nëse s’ka progres në dialog, Kosova e Serbia rrezikojnë Planin e Rritjes

05/07/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Pisonero e KE-së: Nëse s’ka progres në dialog, Kosova e Serbia rrezikojnë Planin e Rritjes
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, ka thënë se janë në pritje të finalizimit të agjendave të reformave nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të proceduar me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin.

“Jemi duke pritur nga të gjithë partnerët që të finalizojnë agjendat e reformave. Siç e dini, agjendat e tyre të reformave përfshijnë fushat socio-ekonomike. Dhe, sigurisht, kur t’i marrim këto agjenda reformash, do të mund t’i vlerësojmë dhe miratojmë, padyshim pas konsultimit me vendet anëtare. Pra, kjo është ende duke pritur partnerët e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo në konferencën e sotme për media.

Ndërkaq, për rastin e Kosovës dhe të Serbisë, ajo tha se për këto shtete është i vendosur parakushti që lidhet me progresin në rrugën e tyre drejt normalizimit të raporteve, derisa tërhoqi vërejtjen për vendet se rrezikojnë të humbin shumë mundësi nëse mungon progresi i kërkuar.

“Kur është puna te Kosova dhe Serbia është një parakusht për të bashkëpunuar në një mënyrë konstruktive në kornizën e zotimeve të dialogut dhe sigurisht kjo është një gjë që do të monitorohet dhe ne jemi duke pritur nga palët që të dërgojnë agjendat e tyre të reformave. Të dyja palët rrezikojnë të humbin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”.

Në maj të këtij viti, Këshilli i BE-së ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili synon të mbështesë reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon.

Ky plan parasheh 6 miliardë euro për reforma serioze ekonomike dhe strukturore, përmes së cilave vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim më të madh në procesin e integrimeve europiane.

Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme.Për dallim nga katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Serbia janë kushtëzuar me progres në procesin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh.

Tags: Albin Kurti Aleksander VuçiçAna PisoneroDialogu Kosovë-Serbikomisioni europian
ShareTweetShare
Previous Post

Gjithçka gati: Publikohen formacionet e Spanjës e Gjermanisë

Next Post

Me burg e para, Gjykata dënon dy fajdexhinj

Next Post
Me burg e para, Gjykata dënon dy fajdexhinj

Me burg e para, Gjykata dënon dy fajdexhinj

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.