Një pilot amerikan duket se ka regjistruar një video të asaj që ai beson se është një flotë mjetesh aliene që fluturojnë në formacion të përkryer mbi retë në oqeanin Paqësor, në formën e disa dritave të çuditshme rrotulluese që lëvizin në qiell.
Në videon e shkurtër, që është filmuar në lartësinë prej rreth 15 000 metra, shihen një numër dritash që lëvizin mbi re, në rreshta prej tre ose katër pikash.
Një prej pikave në fillim të rreshtit duket se bën rrahje para se të zëvendësohet nga tjetra poshtë saj dhe më pas i gjithë grupi zhdukjet nga pamjet.
Vetë piloti raportohet se ka shpërndarë videon, e cila është bërë virale në rrjet.
Ai beson se nuk ka shpjegim tjetër përveçse të qenit e objekteve UFO që fluturojnë në formacion të ngjeshur.