“Nëse ministri e di sa është vlera e kontrabandës dhe kush e kryen atë, por nuk e raporton në Prokurori, atëherë ai po fsheh një krim. Prokuroria duhet ta thërrasë menjëherë Hekuranin dhe të hetojë atë edhe ata që ai i akuzon për kontrabandë”, thotë Hykmete Bajrami në një reagim ndaj intervistës së mbrëmshme të ministrit Hekuran Murati në ATV.
Një pikë tjetër përveç 650 milionëshit që s’nxori një projekt të numëruar nga goja e ministrit Hekuran Murati në intervistën mbrëmë, është edhe çështja e kontrabandës të cilën ministri Murati thotë se e di se sa është ndër vite.
Ideja është që ministri Murati, i referohet importit prej 60% të Bruto Prodhimit Vendor, dhe me të njëjtën shifër, ‘punon së prapthi’ dhe i del përllogaritja e kontrabandës.
Ky ishte debati që ministri pati me gazetarin Leart Hoxha:
Gazetari: Nuk ka kurrfarë hulumtimi të organeve të rendit, a mos e dhashtë zoti naj agjencie të sunfimidt të ligjit.
Murati: Une nuk jam organ i rendit, unë veç ftoj organet e rendit me i hetu këto.
Gazetari: Jo zor e kanë, plazma keksat janë hangër.
Murati: Importi del të jetë sa 60 % e bruto prodhimit vendor. Nëse punojmë së prapthi, pra e aplikojmë të njëjtin model, ku importi duhet të jetë 60% e bruto prodhimit vendor, shife sa afër del përputhet.
Gazetari: Kur ju thu janë kontrabandu 8 miliardë, pyetja është ku po e bazoni.
Murati: Nëse e aplikojmë të njëjtin parim.
Gazetari: Vec e ngrehë vinë?
Hekuran Murati: Nëse thu s’ka pasë kontrabandë është çështje tjerër.
Gazetari: Jo unë veç po them është vlerësim paushall.
Këtij debati, i referohet Hykmete Bajrami e LDK-së,duke i rekomanduar ministrit Hekuran Murati që të shkojë në Prokurori, në të kundërtën sipas saj, “ministry po fsheh një krim”.
“Nëse ministri e di sa është vlera e kontrabandës dhe kush e kryen atë, por nuk e raporton në Prokurori, atëherë ai po fsheh një krim. Prokuroria duhet ta thërrasë menjëherë Hekuranin dhe të hetojë atë edhe ata që ai i akuzon për kontrabandë”, shkruan Bahrami.
“Pashë dy video ku ai fliste për “kontrabandën e supozuar” dhe “investimet kapitale”. Ja disa fakte që tregojnë qartë mashtrimet e tij:
1. Kontrabanda e supozuar – Një teori qesharake.
Ministri pretendon se e di sa ka qënë kontrabanda në vitet e kaluara dhe se ai mund të masë atë përmes një indikatori të “importit potencial”, duke supozuar se importet duhet të jenë 61% e bruto prodhimit vendor. Një qasje e tillë është qesharake dhe e pabazuar shkenctarisht.
Por problemi kryesor është ky: kontrabanda është krim dhe dënohet me ligj.
Nëse ministri e di sa është vlera e kontrabandës dhe kush e kryen atë, por nuk e raporton në Prokurori, atëherë ai po fsheh një krim. Prokuroria duhet ta thërrasë menjëherë Hekuranin dhe të hetojë atë edhe ata që ai i akuzon për kontrabandë”, shkruan ajo.