USAID-i ka siguruar ekspertizë teknike për të ndihmuar Korporatën Energjetike të Kosovës në themelimin e divizionit të ri për energji të ripërtërishme. Fotografia është publikuar më 14 janar, 2025.
Grupet humanitare, organizatat joqeveritare, sipërmarrësit, fermerët dhe qeveritë në të gjithë botën po përcjellin me shqetësim planet e Uashingtonit, pasi presidenti i sapobetuar amerikan, Donald Trump, e pezulloi ndihmën për vendet e huaja, në pritje të një vlerësimi nga administrata e tij.
Në Kosovë, një përpunues i drurëve shpreson se Uashingtoni nuk do t’ia kthejë shpinën vendit të tij.