“Ndërmjetës serioz”, ishte vlerësimi që Wolfgang Petritsch, ish-diplomat i lartë evropian, pati për ndërmjetësin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Megjithatë, ky i fundit, pa një mbështetje të madhe dhe peshën politike të BE-së në fusëveprimin e tij, do ta ketë të vështirë – vlerëson Petritsch, në një invervistë për portalin serb “Kosovo Online”.
“Unë e njoh personalisht Sorensen, mendoj se është një diplomat me shumë përvojë. Sigurisht, njohja e ‘gjuhës sonë’ nuk është forca e tij, siç ishte rasti me Miroslav Lajçak. Por unë besoj se Sorensen është një ndërmjetës serioz. Megjithatë, ai ka nevojë për mbështetje të plotë politike nga Brukseli, por edhe nga qytetet kryesore, si Berlini dhe Parisi”, tha Petritsch.
“Shpresoj që Kallas, e cila tani, kuptohet, është plotësisht e fokusuar në luftën në Ukrainë, do të gjejë ende kohë për ta përdorur peshën e saj politike për përparim të shpejtë në këtë çështje. Kjo është mënyra e vetme se si Sorensen do të ketë një shans për të përparuar. Ai është diplomat me përvojë, por ka nevojë për peshën politike të BE-së. Nëse nuk e ka një gjë të tillë, nuk mund të bisedohet me Kurtin dhe as të bëhet progres me Beogradin”, u shpreh ai.