Kandidati për deputet i PDK’së, Petrit Hajdari, ka publikuar fotografi të tubimit të djeshëm në Prishtinë.
Ai ka thënë se janë të bindur që qytetari do ta vlerësojë drejtë ofertën e PDK’së.
“Sot, teksa prezentohen kandidatët e PDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës, jemi më se të bindur që qytetari do ta vlerësojë drejt ofertën tonë.”
Ai ka thënë se programi i tyre për ta bërë Kosovën ma të mirë është garancë për qytetarin e Kosovës.
“I nderuar që garoj në listën fituese të zgjedhjeve e përparimtare për Kosovën. Kosova mundet ma mirë!”