Petrit Hajdari, kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt, ka falënderuar simpatizantët e PDK-së, pas një takimi që ai ka zhvilluar me ta, duke shkruar ndër tjerash se ‘‘Ku ka ma mirë se në shtëpi’’.
Ai, ka thënë edhe se, simpatizantët e kësaj partie që kanë qenë pjesë e këtij takimi të mbrëmshëm, janë ‘‘figurat kyçe të një shfaqjeje jashtëzakonisht të bukur e prekëse të përkrahjes’’, për vetë Hajdarin.
Postimi i plotë:
Ku ka ma mirë se në shtëpi?
Bashkëfshatarë të nderuar dhe simpatizantë të PDK-së,
Sonte ju keni qenë figurat kyçe të një shfaqjeje jashtëzakonisht të bukur e prekëse të përkrahjes për mua. Padyshim që unë s’ia dal pa ju, por padyshim gjithashtu që me mbështetjen tuaj, jam dyfish më i fortë kudo tjetër.
Sot ju keni dhënë mesazh mobilizimi, përbashkimi e përkushtimi me qëllimin e përbashkët për ta bërë Kosovën vend më të mirë.
Falemnderit nga zemra!
Një falënderim i veçantë për Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Demokratike të Kosovës, znj.Vlora Çitakun, dhe kandidatët për deputetë që ishin sonte me ne.
Kosova mundet më mirë!