GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Petkoviq sot përveç Kosovës, shpreh urrejtje edhe ndaj Von Cramon

20/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Petkoviq i reagon Kurtit: Kur ju “shqetësoheni”, kemi dy herë më shumë sulme etnike
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, duke u përpjekur dëshpërimisht ta mbrojë shefin e tij i cili ka urdhëruar që Lista Serbe të mos merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komuna në veri të Kosovës, sot është marrë edhe me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon.

Ai ka thënë se “do të ishte më mirë që Viola von Cramon-it t’i vjen keq dhe të protestojë për faktin që Prishtina tashmë 10 vjet po refuzon të përmbushë obligimet e saj dhe të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilën është pajtuar në dialogun në Bruksel, sesa të sulmojë Listën Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhje”.

“Është për keqardhje që Viola von Cramon nuk dëshiron të shohë se problemi është tek Albin Kurti, i cili dëshiron të jetë de facto kryetar i të gjitha komunave në veri të Kosovës me dy për qind të votës së shqiptarëve. Përveç kësaj, “lobistja e hapur” shqiptare në vend që të kritikojë fëmijën e saj nga Prishtina për mosrespektim të obligimeve të nënshkruara, ajo fajëson Beogradin zyrtar “pa asnjë provë” se ai qëndron pas vendimit të serbëve nga Kosova për bojkotimin e zgjedhjeve”, ka thënë Petkoviq në një kumtesë.

Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, nuk u mjaftua me fyerje por ka shtuar se “përpara se të vazhdojë të “marrë rrogë” për sulmet ndaj Beogradit, von Cramon duhet të shikojë deklaratën e, siç e quan ai Listën Serbe të formuar nga Vuçiqi, “popullit serb nga Kosova” të datës 5 nëntor 2022, ku thuhet “se nuk ka kthim në institucionet derisa të mos formohet Asociacioni në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”

“Prandaj, nëse i intereson aq shumë pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet në Kosovë, le ta detyrojë Prishtinën të formojë Asociacionin dhe të tërheqë njësitë e veta policore “ilegale” nga veriu, të cilët “nuk kanë çfarë të kërkojnë atje”! Nuk kam dëgjuar se zonja von Cramon e ka kritikuar Prishtinën që nuk e ka plotësuar tashmë 10 vjet obligimin e saj, apo obligimet ekzistojnë vetëm kur është në pyetje Beogradi, ndërsa Prishtinës gjithçka i falet?” ka vazhduar Petkoviq.

Ai ka shtuar se “nëse është kështu, atëherë të mos na fyej inteligjencën duke e zëvendësuar tezën se serbët e Kosovës dhe Beogradi zyrtar janë përgjegjës për diçka”.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka vlerësuar se bojkotimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna në veri të Kosovës nga Lista Serbe është gabim i madh dhe ka shtuar se nuk pret që do të ketë tensione të mëdha.

Tags: KosovëPetar PetkoviqUrrejtjeVon Cramon
ShareTweetShare
Previous Post

Luiz Ejlli merr vendim: Nëse nuk shpallem finalist të shtunën, iki nga kjo shtëpi

Next Post

Konjufca i përgjigjet Escobarit: Kosova s’ka obligim për Asociacionin, pa njohjen nga Serbia

Next Post
Konjufca i përgjigjet Escobarit: Kosova s’ka obligim për Asociacionin, pa njohjen nga Serbia

Konjufca i përgjigjet Escobarit: Kosova s’ka obligim për Asociacionin, pa njohjen nga Serbia

Lajmet e fundit

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.