Duke folur sërish rreth shpërbërjes së Ekipit Menaxhues, gjë që u kontestua nga Bashkimi Evropian, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me prezantimin e Draft-Statutit për Asociacionin e Komuanve të banuara me shumicë serbe më 2 maj këtij ekipi i është shpenzuar “misioni dhe funksioni” që kishte.
Kësaj deklarate i ka reaguar menjëherë drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili i kërkoi Kurti “të rilexojë” deklaratën e BE’së rreth kësaj çështje. Petkoviq shkruan se një vendim i tillë ishte “arbitrar, i njëanshëm dhe pa bazë ligjore” derisa vazhdoi të besojë se mandati i këtij Ekipi Menaxhues mbetet “valid dhe aktiv”.
Mes tjerash, zyrtari serb thotë se “fakti që Kurtit nuk i pëlqeu drafti i Asociacionit është problem personal i tij” dhe pretendoi se vetë Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell, e mbështetë vazhdimësinë e mandatit të këtij Ekipi Menaxhues. “Prandaj, para se Kurti të vë në pikëpyetje funksionimit e Ekipit Menaxhues, le ta rinojë materialin dhe t’i rilexojë deklarimet e zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, që Ekipi Menaxhues nuk mund të zëvendësohet njëanshëm, sepse janë pjesë e procesit të dialogut dhe për ta përbërja e këtij Ekipi është ende valid”, ka shkruar Petkoviq.
Petkoviq, mes tjerash, i referohet adresimit të Josep Borrell pas takimit të 2 majit, kur thotë se në raundin e fundit të dialogut BE do të vazhdojë të ftojë Ekipin Menaxhues për takime në Bruksel po qe se e kërkon nevoja.
“Përpjekje e Kurtit për të vënë në diskutim kompozitën dhe mandatin e Ekipit Menaxhues nuk janë asgjë më shumë se përpjekje e kotë për të blerë kohë, në mënyrë që t’i shmanget obligimit për themelimin e Asociacionit, por nuk do të ketë sukses. E vetmja gjë që Kurti bën është të mendojë telashe se si ta kollapsojë dialogut, pasi që nuk dëshiron formimin e Asociacionit. Por, sado i përkushtuar që ai është në këtë qëllim të tij, Beogradi dhe Aleksandar Vuçiq janë edhe më shumë të përkushtuar që ky Asociacion të themelohet”, ka thënë ai
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kësa të diele tha se “Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj. Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”.