Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë, ka folur në një konferencë për medie në lidhje me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale serbe.
Petkoviq ka thënë se policët janë arretuar nga xhandarmëria serbe rreth orës 12:38 të ditës së sotme.
“Ata ishin në territorin e Serbisë, në fshatin Gnjilica në komunën e Rashkës. Anëtarët e Policisë tonë nuk shkelën në territorin e Kosovës dhe nuk shkelën ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, sepse nuk shkelën vijën administrative.”
Ai pretendoi se për një gj ëtë tillë kishte prova dhe se do t’i dorëzonte te ndërkombëtarët, dhe se ishte i hapur për një hetim ndërkombëtar.
Më tej, kryenegociatori serb ka falenderuar policët serbë për këtë veprim.
Ai përmendi edhe Llune Millenkoviqin që e konsideroi të kidnapuar.
“Për dallim nga Obrenoviqi dhe Millenkoviqi, që ishin rrahur aq keq sa fytyra iu ishte deformuar, kjo nuk do të ndodh me këta persona të arrestuar.” – u shpreh ai.