Drejtori i Zyrës për Kosovë nw Republikwn e Serbisw, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur sot se kryeministri i Kosovws Albin Kurti, nuk mund të ndalojë vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, transmeton Gazeta Papirus.
Ai tha se sipas marrëveshjes për vizitat zyrtare, Prishtina mund të pranojë vetëm vizitën e zyrtarëve të Beogradit në hapësirën e Kosovës, e jo të miratojë apo ndalojë atë.
“Nervozizmi i Albin Kurtit për shkak të marrëveshjes në Ohër, prej nga u kthye pa asnjë nënshkrim apo njohje nga Beogradi, por me detyrimin për të formuar Asociacionin e komunave me shumicw serbe po përshkallëzohet çdo ditë. Prandaj ai tani kot po mburret se mund të ndalojë vizitat e presidentit Aleksandar Vuçiq te populli serb në Kosovë, edhe pse ai nuk pyetet asgjë për këtë!”, ka thënë Petkoviq, shkruan Tanjug.
Sipas Petkoviqit, në Ohër është rënë dakord qartë që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë, e për rrjedhojë edhe Marrëveshja për Vizitat Zyrtare, sipas së cilës Prishtina mund të marrë parasysh vetëm vizitën e zyrtarëve të Beogradit në Kosovë, dhe të mos e miratojë apo ndalojë atë./Gazeta Papirus/