Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të gjejë ndonjë arsyetim tjetër për faktin se “arka e tij është e zbrazët dhe të mos gënjejnë dhe kriminalizojnë serbët”.
“Një gënjeshtër dhe asgjë tjetër veç gënjeshtër e Albin Kurtit. Për dy dekada Beogradi ka mbështetur financiarisht konsumin e energjisë elektrike në veri të Kosovës dhe për shembull, nga nëntori i vitit 2009 deri në dhjetor 2020 kemi ndarë 171 milionë euro për këto qëllime. Prandaj, Kurti le të gjejë ndonjë arsyetim tjetër për faktin se arka e tij është e zbrazët dhe le të mos gënjejë dhe kriminalizojë serbët”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ai po ashtu ka theksuar se “vetëm Kosova është përgjegjëse për moszbatimin e Udhërrëfyesit të Energjisë sepse nuk dëshiron t’i ndajë Elektroseverit shërbimet e distribucionit”