Drejtori i të ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka deklaruar se “Prishtina e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për targat”.
Duke propaganduar, Petkoviq iu ka përgjigjur ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Duket Sveçla nuk e ka lexuar marrëveshjen e fundit për targa, e cila thotë qartë se Beogradi do të ndalojë lëshimin e targave të reja “KM” dhe se Prishtina do të pezullojë çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me procesin e riregjistrimit”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ministri Sveçla ka deklaruar të mërkurën se Beogradi e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për targat.
“Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook, të enjten.