Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeveri të Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit Kurti i cili me rastin e urimit për Pashkët Ortodokse, tha se besimtarëve ortodoksë të vendit do të vazhdohet t’u garantohet siguria dhe liria e besimit.
Petkoviq ka shkruar se serbët e kanë presidentin e tyre e ai është Aleksandër Vuçiq.
Madje sipas serbit, përderisa Kurti është kryeministër janë dyfishuar sulmet etnike.
“Vetëm ti Albin Kurti mos u shqetëso per serbet. Kur ju “shqetësohenii” kemi dy herë më shumë sulme etnike, katër serbë, mes tyre edhe fëmijë, janë pushkatuar, kishat dhe varret tona janë përdhosur dhe serbët arrestohen pa prova. Serbët kanë presidentin e tyre, Vuçiqin, i cili kujdeset për ta dhe i ndihmon!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.