GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Peshkopi i kishës serbe reagon për deklaratat e deputetes britanike për armët në kisha

06/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Peshkopi i kishës serbe reagon për deklaratat e deputetes britanike për armët në kisha
Share on FacebookShare on Twitter

Peshkopi i kishës serbe Teodosije është takuar dje me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, në Manastirin e Graçanicës.

Në këtë takim, peshkopi Teodosije tha se ka folur “me shqetësim të thellë” për deklaratat e fundit të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila tha se ka armë në Veri që po kontrabandohen nga Serbia për në Kosovë përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat serbe.

Teodosije reagon për deklaratat e deputetes britanike për armët në kisha, Abbott i shqetësuar për situatën në veri

Peshkopi i kishës serbe Teodosije është takuar dje me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, në Manastirin e Graçanicës.

Në këtë takim, peshkopi Teodosije tha se ka folur “me shqetësim të thellë” për deklaratat e fundit të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila tha se ka armë në Veri që po kontrabandohen nga Serbia për në Kosovë përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat serbe.

“Peshkopi theksoi se ky pretendim, i cili që atëherë është hedhur poshtë nga KFOR-i, ka përkeqësuar ndjeshëm sigurinë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe mund të pengojë seriozisht procesin e de-përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës dhe procesin e dialogut. Ipeshkvi përsëriti qëndrimin e Kishës sonë se ne mbetemi të vendosur për paqen mes të gjithë banorëve në Kosovë dhe nuk mund të lejojmë asnjë abuzim apo manipulim politik të kishave tona”, thuhet në një reagim të Manastirit të Deçanit në Twitter.
Siç thuhet në këtë njoftim të Manastirit, ambasadori Abbott shprehu “shqetësimet e tij për ngjarjet aktuale në veri të Kosovës, rolin e rëndësishëm të Kishës në përmirësimin e marrëdhënieve në komunitet dhe nevojën urgjente për de-përshkallëzimin”.

Në një reagim të mëhershëm për deklaratat e Kearns, Manastiri i Deçanit tha se ajo bëri “një deklaratë të bazuar në informacione arbitrare dhe thashetheme dhe të pakonfirmuara”.

“Një deklaratë e tillë e znj. Kearns bie në kundërshtim të plotë me përpjekjet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe BE/SHBA, për të kontribuar në de-përshkallëzimin në Kosovë. Është me të vërtetë keqardhje e thellë që deklaratat e papërgjegjshme dhe të paqarta të përfaqësuesve politikë të një niveli të tillë, të cilat nuk janë konfirmuar nga organizata paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, të cilës zonja Kearns po i referohej në fjalimin e saj në Parlament, kanë krijuar jo vetëm një valë të re të gjuhës së urrejtjes kundër Kishës Ortodokse Serbe në mesin e përdoruesve shqiptarë të mediave sociale të Kosovës, edhe para se informacioni të përgënjeshtrohej nga KFOR-i”, thuhet në reagim.

Manastiri i Deçanit madje pretendoi se deklaratat e bëra nga deputetja britanike kishin për burim kryeministrin Kurti, i cili kishte realizuar një takim me të derisa kishte qenë në vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Meqë KFOR ka hedhur poshtë akuzat abuzive për kontrabandën e armëve nëpër kishat ortodokse në veri të Kosovës, bëhet e qartë se burimi i informacionit për deputeten e Mbretërisë së Bashkuar Alicia Kearns, e cila i bëri këto pretendime në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të ishte NATO dhe KFOR-i. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka vizituar znj. Kearns në Londër disa ditë më parë dhe e ka njoftuar për situatën në Kosovë”, pretendon Manastiri.

Kryeministri Kurti për këtë çështje dje është takuar me komandantin e KFOR-it Ristuccia dhe ka deklaruar se së shpejti do të ketë informata për këtë çështje.

“Do ta takoj edhe komandantin e KFOR’it dhe pas të gjitha këtyre takimeve edhe me institucionet tona të sigurisë do të mund ta japim fjalën tonë përfundimtare. Tash jemi duke grumbulluar të dhëna për informacionin ende të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje. Andaj, sot kam një takim ku do të shtrohet kjo temë”, ka thënë dje Kurti në një konferencë për media.

Në një përgjigje për Gazetën Express, KFOR’i dje tha se bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2022, derisa tha se nuk kanë gjetur dëshmi. Po ashtu, KFOR tha se përgjegjësia për kontrabandë i takon “organizatave të Sigurisë së Kosovës”.

“Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u dërgua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it. Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për konfirmuar këtë, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar. Nuk ka asnjë dëshmi edhe në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca. Për një informim të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR’it.

Deputetja britanike, duke ngritur shqetësimet për sigurinë në këtë pjesë të vendit, tha se për këtë edhe qeveria britanike është në dijeni.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”, ka thënë ajo.

Tags: ArmetDeputetja britanikeKishaPeshkopi Teodosije
ShareTweetShare
Previous Post

10 muaj burgim ndaj shtetasit serb për akuzën se sulmoi policin kufitar në Jarinjë

Next Post

Kurti: Kemi asfaltuar katër rrugë në Graçanicë dhe e kemi riasfaltuar një

Next Post
Kurti: Kemi asfaltuar katër rrugë në Graçanicë dhe e kemi riasfaltuar një

Kurti: Kemi asfaltuar katër rrugë në Graçanicë dhe e kemi riasfaltuar një

Lajmet e fundit

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.