Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë plagosur dy personave në Klinë
Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, në orët e pasdites të së mërkurës në Klinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka theksuar se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë”, ka thënë Rugova.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë njësiti policor.
Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, te të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy (2) armë (pistoleta), dymbëdhjetë (12) fishek cal: 9mm, tre (3) fishek cal 7.65mm, dy (2) gëzhoja, një (1) brisk dhe një (1) sprej OC.
Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh. /Gazeta Papirus/