Viti 2025 ka nisur me sfida për qytetarët e Ferizajt, të cilët janë përballur me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, duke përfshirë edhe disa qendra të mjekësisë familjare.
Drejtori i Shëndetësisë i Ferizajt ka deklaruar se mbyllja është bërë si pasojë e mungesës së stafit mjekësor, njofton Klankosova.
Kjo situatë u përkeqësua pas ndërprerjes së kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës “Caritas Kosova”, që kishte të punësuar qindra mjekë dhe infermierë.
Si pasojë, jo vetëm qendrat e fshatrave, por edhe ato kryesore kanë mbetur me mungesë të stafit.
Përveç kësaj, edhe qendra e mjekësisë familjare në fshatin Dardani nuk ka funksionuar për disa ditë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.