Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe kryenegociatori i Beogradit në dialog, Petar Petkoviq, ka thënë në Twitter se “në Bruksel nuk është përmendur asnjë fjalë për pesë kriteret” për Asociacionin e Komunave Serbe (USO), të cilat janë diskutuar sot nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
“Një gënjeshtër e pastër e Bislimit! Në Bruksel nuk u përmend asnjë fjalë për “pesë kriteret për ZSO” për të cilat ai flet sot. Ata folën për Statutin e ZSO-së dhe Ekipin Menaxhues. Bislimi po i sajon sërish gjërat, duket se dëgjoi atë që donte, jo atë që thuhej! ZSO mund ta bëjë këtë vetëm në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”, ka thënë Petkoviq.
Bislimi tha sot se në Bruksel është arritur një marrëveshje e plotë që do të ketë pesë kritere përmes të cilave do të shihet nëse drafti i propozuar nga ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit është i pranueshëm si bazë për diskutim.
LEXO edhe:
Bislimi thekson se ka disa kritere për formimin e Asociacionit