Kur në fushën e gjelbërt futet topi në rrjetë, kjo do të thotë se ai ekip i futbollit është sa më afër fitores.
Në atë moment, disa nga tifozët në stadium gëzohen, e disa të tjerë që brohorisin për ekipin kundërshtar nuk i’u pëlqen kjo gjë.
Historia e futbollit njeh shumë lojëtarë që shumë herë kanë arritur të shënojnë gola, e disa nga ta mbesin si golashënuesit më të mirë që kanë ekzistuar.
Vendin e parë si golashënuesi më i mirë në histori të futbollit e ka Cristiano Ronaldo, i cili gjatë karrierës deri më tani ka shënuar 847 gola nga 1175 lojë të zhvilluara.
Pas portugezit, Lionel Messi mban vendin e dytë me 818 gola nga 1037 lojë.
Josef Bican rënditet si i treti me 805 gola në 530 lojë të realizuara, tregojnë statistikat e publikuara te neogol.com.
Me më shumë ndeshje të luajtuara e më pak gola të shënuara se ky i fundit, vendin e katërt e mban Pelé i cili ka 765 gola nga 812 lojë.
Romário mban vendin e pestë me 753 gola nga 963 herë kur luajti.