Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën po mbahet seanca paraprake ndaj Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra” dhe pesë të tjerëve Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahi, të dyshuar për rastin e vrasjes së V.C, të martën në Prizren.
Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në kërkesën e prokurorisë thuhet se duke marrë parasysh veprat penale që dyshohen se janë kryer, vepra penale e vrasjes së rëndë është e rrezikshmërisë së madhe me dënueshmëri të lartë, kjo tregon rrezikun e ikjes së të dyshuarit nga territori i Republikës së Kosovës, me qëllim të shmangies nga procedura penale.