Sot në një ceremoni solemne u bë përurimi i objektit të ri të Stacionit Policor në Komunën e Mamushës.
Të pranishëm ishin ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, drejtori i Përgjithshëm kolonel, Gazmend Hoxha, kryetari i Komunës, Abdulhadi Krasniq, eprorë e zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Për përkushtimin profesionalizmin si dhe mbështetjen gjatë projektit, kolonel, Hoxha ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës Krasniq, Komandantin e Stacionit në Mamushë, Toger, Enis Orqusha.
Objekti i ri i Stacionit Policor është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të Policisë së Kosovës, me qëllim të ofrimit të një sigurie dhe shërbimi sa më efikas në këtë rajon, në veçanti për banorët e Komunës së Mamushës.