Në 25-vjetorin e çlirimit të Podujevës është përuruar projekti i stacionit të ri të autobusëve.
Në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Podujevës thuhet se në ceremoninë e përurimit të këtij projekti, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se ky stacion do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare.
Bulliqi theksoi se projekti i stacionit të ri është realizuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, vlera totale e të cilit është 1.3 milionë euro, ku MZHR-ja ka participuar me 600 mijë euro, për të cilën e ka falënderuar ministrin Fikrim Damka, kurse pjesa tjetër e projektit është financuar me buxhet komunal.
Edhe Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u shpreh i lumtur që me sukses është përmbyllur ky projekt i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Komunën e Podujevës, por edhe më gjerë.
Ai bëri të ditur se do të ndihmojnë komunën e Podujevës edhe në realizimin e projektit të Tregut të Gjelbër, i cili pritet të ndërtohet në vendin ku ka qenë deri tash stacioni i vjetër i autobusëve.