Është përuruar në Prishtinë shtatorja e pajtuesit të gjaqeve Anton Çetta.
Përurimi i kësaj shtatoreje u bë në hapësirën e Kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Kosova është me fat që lindi një njeri kaq të madh.
“Ishte fillimi i viteve të 90-ta, zullumet e pushtimet të atëhershme po u trashnin. Për baraspeshë po punonte edhe trashëgimia e lashtë zakonore. Ai ishte intelektual e studiues, ai themeloi komitetin e faljes së gjakut. Jemi njerëz me shumë fat, që Kosova jonë lindi një njeri kaq të madh. Kjo shtatore që po përurojmë është vepër e skulptorit Agon Qosa”, ka thënë Rama.
Kujtojmë se kjo shtatore qëndroi në atelienë e skulptorit Agon Qosa, për katër vjet, pas mospajtimeve për gjetjen e një lokacioni adekuat për të.