Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur mesditën e sotme te Rruga B në Prishtinë.
Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marrë nga thika.
Dyshimet e para janë se fillimisht një person ka therur më thikë të dashurën, e më pas ka qëlluar edhe veten.
I vrarë sot në Prishtinë, është dizajneri i njohur, Festim Isufi.
Isufi ishte stilisti i parë shqiptarë që ishte në javen e modes në Paris. Njëkohësisht për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor në biznes me Agnesa Vuthajn.
Sinjali mëson se gruaja është Rina Isufi, rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Burimet tona konfirmojnë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.