Policia e Kosovës njofton se në pikë kontrolli gjatë kryerjen e detyrës sot në Bistrisë së Leposaviqit persona të dyshuar kanë shtënë në drejtim të automjetit me zyrtarë policor.
Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërkaq për këtë është njoftuar edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës, por që po vazhdojnë hetimet.
”Sot, më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare
në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e
kontrabandës. Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar tandalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke
rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre
kanë shtënë me armë zjarri. Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për
procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.