Në përpjekje të arsyetimit të politikës së dështuar të Vuçiqit në Kosovë, kur vendosi të jep urdhër për serbët lokal t’i braktisin institucionet e Kosovës, me shpresë se do të krijojë krizë institucionale, tani përdoren metodat e vjetra gjithashtu të dështuara të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, ku detyrohen edhe gratë të dalin në protesta për “çështje madhore serbe në Kosovë”.
Sot para ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut, rreth 30 banorë, kryesisht gra, u mblodhën në një protestë kundër marrjes së pushtetit lokal nga kandidati fitues i zgjedhjeve të mbajtura më 23 prill, raporton portali serb “Kosovoonline”.
Siç kanë deklaruan të tubuarit, synimi i tyre është të shprehin mospajtim paqësor, civil dhe demokratik për “marrjen e paligjshme” të komunës.
Në komunën e Mitrovicës së Veriut, sot ka bërë betimin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq, transmeton Paparaci.
Para se të fillonte procedura e betimit, flamuri i Kosovës ishte vendosur në ndërtesën e Komunës.
Në Mitrovicën e Veriut është shtuar prezenca e policisë, ndërsa Misioni i EULEX-it për Kosovë ka deklaruar online se e kanë ngritur nivelin e gatishmërisë dhe se forcat e tyre janë në gatishmëri 24 orë në ditë dhe janë të gatshme për reagim të shpejtë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dje ka thënë se pret që kryetarët e komunave në veri të marrin një rol teknik dhe jo politik dhe theksoi se përdorimi i forcës me rastin hyrje në ndërtesat komunale në veri nuk është ide e mirë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar më herët se situata në veri është shumë e tensionuar dhe ka thënë se “kryetarët e rremë nuk do të pranohen kurrë”.