GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Përplasje me fjalë mes prokurores dhe mbrojtësit të të akuzuarit për krime lufte

27/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Përplasje me fjalë mes prokurores dhe mbrojtësit të të akuzuarit për krime lufte
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i të akuzuarit për krime lufte Sladan Trajkoviq, Dejan Vasiq është përplasur me fjalë me prokuroren speciale Florije Shamolli për shkak se është ankuar se nuk i ka shkresat e lëndës.

Këtë ankesë avokati Vasiq e ka bërë të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ka thënë se sjellja e prokurores Shamolli është skandaloze.

“Jo që nuk i kam pranuar shkresat e lëndës, por kjo është një sjellje skandaloze nga prokuroria speciale në këtë këndvështrim dhe për 15 vitet e punës sime dhe për 10 vite të mbrojtjes sime në kësi raste të krimeve të luftës, nga shkresat e lëndës kemi pranuar vetëm ato që prokurorja ka dashur të na i jap”, ka deklaruar avokati Vasiq.

Tutej avokati Vasiq bëri kërkesë që seanca e stome të shtyhet ndërsa tha se në Prokurori Speciale do ta dërgojë listën për të gjitha provat që i duhen t’i dorëzojë me shkrim.

Prokurorja Shamolli tha se mundet t’ia zbulojë të gjitha provat që ia lejon ligji mirëpo janë disa prova konfidenciale që nuk ia lejon ligji t’i zbulojë.

Në këto rrethana seanca e sotme është shtyrë ndërsa e radhës është caktuar me 4 gusht të këtij viti.

Sidoqoftë, gjatë seancës Vasiq është ankuar se i ka kërkuar pesë herë prokurores shkresat e lëndës pasi i mbrojturi i tij është në paraburgim qe shtatë muaj.

Sipas tij, nëse gjykata lejon një situatë të tillë atëherë merr pjesë në pabarazi në gjykim.

Vasiq ka thënë se i ka dërguar një listë të shkresave që dëshiron t’i ketë derisa prokurorja pa asnjë arsyetim nuk ia ka dhënë.

Pas një deklarimi të tillë kryetarja e trupi gjykues Suzana Çerkini tha se para gjykatës të gjitha palët i kanë armët e barabarta dhe se lëndën e ka caktuar sipas afatit ligjor ndërsa s ai përket veprimeve të ndërmarra gjatë fazës së hetimeve prokuroria ka pasur obligim që t’i zbulojë provat para palës së akuzuar.

Në anën tjetër, prokurorja Shamolli ka thënë se deklarimet e avokatit Vasiq nuk qëndrojnë pasi kur i ka marrë dy dëshmitarë në pyetje ka qenë prezentë avokati bashkë me të akuzuarin.

Po ashtu ajo shtoi se në momentin që janë përkthyer shkresat e ka njoftuar me e-mail avokatin Vasiq dy ose tri herë se mund të paraqitet në zyre që t’i marrë, mirëpo sipas informative ka qenë me pushime dhe e ka dërguar si zëvendësim përfaqësuesin e tij.

“Aktakuzën ia kam dërguar menjëherë të përkthyer në e-mail dhe nga e hëna mund të vijë në zyrën time dhe t’i marrë të gjitha çka i mungojnë se janë të përgatitura dhe të përkthyera, ky nuk është lajmëru s’kom çka m’i bo se i kemi e-mail-at e konfirmuar. Unë nuk di çka duhet të bëjë tjetër një prokuror sepse kur të dëshiron mundet me ardhë me i marrë”, tha prokurorja Shamolli .

Mirëpo avokati Vasiq ka vazhduar me kundërshtimet e tij duke i thënë prokurores se po paraqet fakte të pavërteta pasi që i ka paraqitur në prokurori së paku 5 kërkesa.

I njëjti vazhdoi me të njëjtat deklarata lidhur me mospajisjen me shkresat e lëndës përkundër se gjykatësja vazhdimisht i përkujtonte se prokurorja po shprehë pajtimin dhe vullnetin që nga dita e hënë mundet t’ia japë shkresat e lëndës të cilat i mungojnë.

Gjykatësja Çerkini ia bëri me dije avokatit Vasiq se nëse nuk është në gjendje që të deklarohet i akuzuari lidhur me fajësinë dhe në mungesë të provave, ka të drejtë që të kërkojnë shtyrjen e seancës.

Përkundër kësaj, avokati Vasiq dhe prokurorja kanë vazhduar që të diskutojnë rreth çështjes së zbulimit të provave.

Pas kësaj, avokati Vasiq tha se kërkon nga gjykata që ta pranojë kërkesën për masën e dorëzanisë dhe ka kërkuar nga gjykata që ta caktojë shumën e dorëzanisë dhe i akuzuari është në gjendje ta shesë shtëpinë dhe gjithçka që kanë pasi që është i sëmurë dhe jeta e tij është në pyetje.

Një propozim të tillë e ka kundërshtuar prokurorja Shamolli, e cila tha se në aktakuzë kanë propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit andaj ka kërkuar që propozimi i tillë të refuzohet dh të mos ndërpritet masa e paraburgimit ndaj të akuzuarit.

Lidhur me kërkesën për shfuqizimin e aktvendimit mbi masën e paraburgimit është deklaruar edhe i akuzuari Trajkoviq.

Ai tha se qe 24 vite jeton në Mitrovice dhe se ka raporte të mira me shqiptarë dhe shumica e shoqërisë së tij janë shqiptare.

“Unë kam qenë i befasuar nga kjo aktakuzë, gjithë jeta ime është në Kosovë dhe unë do të vazhdoj të jetoj këtu”, tha ai akuzuari Trajkoviq.

Gjithashtu ai tha se është shumë i sëmurë dhe se mjekët e vizitojnë vazhdimisht në qendrën e paraburgimit dhe i kanë thënë se sëmundja e tij nuk ka shërim.

Gjykatësja Çerkini e ka refuzuar kërkesën për shfuqizimin e masës së sigurimit të të pandehurit..

Në përfundim të seancës gjykatësja Çerkini ka bërë të ditur se prokurorja në aktakuzë ka bërë propozim që për shkak të ndjeshmërisë së rastit të mbyllet seanca e shqyrtimit kryesor për publikun

E njëjta njoftoi publikun se seanca e radhës nuk do të jetë e hapur për publikun.

Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Trajkoviq se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1998-1999 në Kosovë. Akuzohet si pjesëmarrës i forcave policore dhe ushtarake serbe ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin të mijëra civileve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në konflikt me ç’rast ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës./BetimipërDrejtësi

Tags: gjykatakrimeLuftapolicia
ShareTweetShare
Previous Post

Për pak sa nuk ”fluturoi”, shoferi në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për 1 vit

Next Post

Kosova “futetet” në listën e zezë

Next Post
Kosova “futetet” në listën e zezë

Kosova “futetet” në listën e zezë

Lajmet e fundit

Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.