GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit: Nis seanca për zgjedhjen e kryetarit

09/05/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit: Nis seanca për zgjedhjen e kryetarit
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Kosovës edhe sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Kjo do të jetë hera e 13-të për ta.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, gjersa partitë tjera, PDK, LDK e AAK, nuk po e përkrahin, duke thënë se nuk është person unifikues.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes së cilës i ka ftuar në koalicion qeverisës.

Pas kësaj letre, u mblodh kryesia e LDK-së, gjersa kryetari i kësaj partie ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Abdixhiku në këtë konferencë ka propozuar një qeveri tranzicionale, duke refuzuar kështu koalicion qeverisës vetëm me LVV.

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet qe janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale…

E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por, sot vendi është në krizë të thellë institucionale, pikërisht për shkak të partisë së parë. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka ftuar të gjitha partitë që të bëhen bashkë dhe të ofrojnë zgjidhje.

“Një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, theksoi Abdixhiku.

Megjithatë, PDK dhe AAK e refuzuan me mirësjellje këtë propozim të Abdixhikut, pasi të njëjtit nuk duan të jenë të ulur në një takim me Kurtin e VV’së.

Kësisoj, PDK propozoi që Presidentja e vendit, Vjosa Osmani t’i ftoj partitë politike për takim në mënyrë që të hapen rrugët e tjera për zhbllokimin e Kuvendit.

Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë që t’i presë në takim liderët e partive politike.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes, ka njoftuar se Vjosa Osmani tashmë ka shprehur gatishmërinë e plotë që nga data 16 prill 2025 që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”- ka thënë Kupina.

Tags: 13konstituiminkuvenditnisperpjekjaseanca
ShareTweetShare
Previous Post

Bajrami: LDK edhe sot me qëndrime të njëjta, presim që LVV të ketë reflektim

Next Post

Ndërpritet seanca e 13-të e Kuvendit, vazhdon bllokada

Next Post
Ndërpritet seanca e 13-të e Kuvendit, vazhdon bllokada

Ndërpritet seanca e 13-të e Kuvendit, vazhdon bllokada

Lajmet e fundit

“Një shpirt i ndjeshëm na la” – Blerina Kllokoqi-Rugova reagon për vdekjen e Festim Isufit

“Një shpirt i ndjeshëm na la” – Blerina Kllokoqi-Rugova reagon për vdekjen e Festim Isufit

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Kjo është gjendja shëndetësore e 30-vjeçares që u plagos nga burri i saj në Prishtinë

09/05/2025
Dënohet me 3 vite burgim ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar

Komuna s’pagoi asnjë cent për shërbimet e mbeturinave, “Pastrimi”: Borxhi është mbi 2.7 milionë euro

09/05/2025
Mot i vranët e me intervale me diell

Mot me diell dhe vranësira në vikend

09/05/2025
Nesër do të bëhet shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar që u gjet dje në Kaçanik, Policia del me njoftim për qytetarët

Personi i vrarë në Prishtinë është dizajneri i njohur në vend

09/05/2025
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Gjakovë

Policia jep detaje nga vrasja në Rrugën B, vdes një 34 vjeçar dhe lëndohet një grua

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Një shpirt i ndjeshëm na la” – Blerina Kllokoqi-Rugova reagon për vdekjen e Festim Isufit

“Një shpirt i ndjeshëm na la” – Blerina Kllokoqi-Rugova reagon për vdekjen e Festim Isufit

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Kjo është gjendja shëndetësore e 30-vjeçares që u plagos nga burri i saj në Prishtinë

09/05/2025
Dënohet me 3 vite burgim ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar

Komuna s’pagoi asnjë cent për shërbimet e mbeturinave, “Pastrimi”: Borxhi është mbi 2.7 milionë euro

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.