Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se një hapësirë rreth rrugës “Tirana” në kryeqytet është pastruar ndërsa është punuar që të kthehet në zonë të gjelbërt.
“Hapësirat publike vazhdimisht po i pastrojmë nga deponitë interte të mbeturinave, më pas po i shndërrojmë në zona të bukura gjelbërimi????. Kështu vepruam edhe me hapësirën përgjatë rrugës “Tirana”, ka shkruar Rama në Facebook.